Arabia Saudite do të presë sot (6 maj) bisedimet e para ballë për ballë mes ushtrive ndërluftuese në Sudan, pas prishjes së disa armëpushimeve.
Në një deklaratë të përbashkët SHBA-Arabia Saudite përshëndetën fillimin e “bisedimeve para negociatave” në Jeddah midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF).
Në deklaratën e qeverisë së SHBA-së dhe Arabisë Saudite thuhet se ato “i nxisin të dyja palët që të marrin parasysh interesat e kombit sudanez dhe popullit të tij dhe të angazhohen në mënyrë aktive në bisedimet drejt një armëpushimi dhe përfundimit të konfliktit, i cili do të kursejë vuajtjet e popullit sudanez dhe të sigurojë disponueshmërinë e ndihmës humanitare në zonat e prekura”.
Ushtria sudaneze thotë se bisedimet synojnë të trajtojnë çështjet humanitare. Ushtria konfirmoi se kishte dërguar përfaqësuesit e saj në Jeddah për bisedime.
Prej gati 3 javës luftime të ashpra në Sudanë janë vrarë qindra njerëz dhe kanë zhvendosur rreth 450,000 civilë.
Komandanti i ushtrisë sudaneze, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan – presidenti de fakto sudanez – është i përfshirë në një luftë të ashpër për pushtet me udhëheqësin e RSF-së, gjeneralin Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin th se mbi 115,000 persona kanë kërkuar strehim në vendet fqinje.
