Apanazhë kanë kërkuar 44 deputetë nga përbërja e kaluar kuvendore

Must Read

“Mbetemi në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë” – tha Shahpaska

"Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për...

​Balotelli ndryshon skuadër, por mbetet në Serie A

Skuadra italiane Genoa ndodhet në negociata me Mario Balotellin për ta ofruar atë me një kontratë njëvjeçare...

Qeveria me pako masash në mbështetje të vreshtarëve

Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi “Informatën për gjendjen e blerjes së rrushit nga...
- Advertisement -

Nëse merr propozim nga Qeveria për heqjen e shpenzimeve të rrugës të të gjithë të zgjedhurve dhe funksionarëve të emëruar, përfshirë  edhe deputetët, kryetari i Kuvendit do të paraqesë  propozim  deri te plenumi për votim. Por, thotë Xhaferi, nuk pret një gjë të tillë, edhe pse në opinion disa deputetë kanë paralajmëruar se do të heqin dorë nga shpenzimet për udhëtim.

Sipas tij,  kërkesa individuale e një  deputeti apo funksionari është në kundërshtim me Kushtetutën.

- Advertisement -

“Nëse dëshirojnë të vijnë me skuter, do t’u siguroj parking deputetëve”, thotë Xhaferi në brifing me gazetarët, duke shtuar se nëse funksionarët dëshirojnë të heqin dorë nga automjetet zyrtare le të shkojnë në punë me skuter.

Kryetari i Parlamentit konsideron se 120 deputetë janë zgjedhur nga qytetarët dhe se në opinion krijohet përshtypje si deputetët janë e keqja e shoqërisë dhe se gjithçka  vjen keq nga Kuvendi dhe deputetët.

- Advertisement -

Ai pajtohet me gazetarët se duhet të rregullohen dispozita ligjore që të shmanget çfarëdo mundësie për keqpërdorim.

Deri te Kuvendi kërkesë për apanazhë kanë dorëzuar 44 deputetë nga përbërja e kaluar, ndërsa ende vazhdon afati për shtrim të kërkesës për kompensim pas ndërprerjes së funksionit nga ish ministrat.

- Advertisement -

Lidhur me seancën për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, Xhaferi tha se do ta thirrë seancë pasi deri te ai grupit e deputetëve do të shtrojnë propozim formal.

Lidhur me VMRO-DPMNE-në opozitare, thotë se për dallim nga përbërja e kaluar, tani ata vijnë në koordinime me kryetarin e Kuvendit.

Ndërkohë, punohet edhe në kërkesë së mënyrës alternative për mbajtjen e seancave në kushte të jashtëzakonshme gjegjësisht seancat edhe komisionet dhe votimi onlajn, por Xhaferi në brifing tha se për këtë do të nevojiten dy deri në tre nmuaj. Tani për tani seancat do të mbahen në sallën me Kupolë, ndërsa votat do të numërohen me dorë.

- Advertisement -

“Mbetemi në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë” – tha Shahpaska

"Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës,...

​Balotelli ndryshon skuadër, por mbetet në Serie A

Skuadra italiane Genoa ndodhet në negociata me Mario Balotellin për ta ofruar atë me një kontratë njëvjeçare nga Breschia.

Qeveria me pako masash në mbështetje të vreshtarëve

Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi “Informatën për gjendjen e blerjes së rrushit nga rekolta 2020 me propozim masa”,...

Kërkohet mbyllja e Deponisë Rusino, “Gostivari, Çernobil i Maqedonisë”

Qytetarët e Gostivarit të revoltuar shkak i deponisë Rusino sot kanë organizuar protestë. Kërkojnë ajër të pastër dhe mbylljen e kësaj deponie....

Qeveria dha dritë të gjelbër për ndërtimin e hekurudhës për në Shqipëri

Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë – kufiri me Republikën e Shqipërisë në dy faza, dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -