A do një top?
Ëoë!
A të thash se sot ke një super befasi.
Unë kam top luaj futboll.
Kështu reaguan pacientët e vegjël kur panë dhuratat që u bëri Pero Antiq, kryetari i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, bashkë me kapitenin e kombëtares Vojdan Stojanovski. Një top basketi dhe një fanellë bëri që fëmijëve tu kthehet buzëqëshja.
“Çdo fëmijë a në spital apo në çfarëdo vendi tjetër e bëjmë të buzëqesh e lumturojmë, të ndihmojmë sa mundemi nuk ka çmim. Jam shumë i lumtur edhe për mundësinë që më lejuan mjeku dhe spitali t’i vizotjmë fëmijët dhe t’ua kthejmë buzëqeshjen në fytyrë.”- deklaroi Pero Antiq – Kryetar I Federatës së Basketbollit.
Sot Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe Federata e Basketbollit kanë vazhduar marrëveshjen e sponsorizimit, bashkëpunim ky që vazhdon prej një viti Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev, drejtor mjekësor i “Ajibadem Sistina” thotë se ky bashkëpunim është i rëndësishëm sepse promovon vlera për të cilat spitali është i përkushtuar fuqishëm.
“Klinika Acibadem Sistina nuk është e orientuar vetëm në drejtim të shëndetësisë dhe trajtimit por do të thoja se gjen mundësi nëpërmjet Premium qendrës së sportit të mer pjesë në përgatitjen e basketbollistëve tanë kësaj radhe, nëpërmjet kontrolleve parandaluese, trajtim adekuad nëse është e nevojshme gjatë lëndimeve me qëllim të sjellim kontribut për sportin në vend.”- pohoi Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev – Acibadem Sistina.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, Pero Antiq, tha se viti i frytshëm në periudhën e fundit ka pasur efekte jashtëzakonisht pozitive për basketbollistët.
“Si kryetar i Federatës së Basketbollit jam i lumtur unë dhe i gjith ekipi që vazhdon marrëveshja me Acibadem Sistina. Spital i cili i ka aparaturat më bashkëkohore para së gjithash për lojëtarët për në si federatë si servis i tyre.”- tha Pero Antiq – Kryetar I Federatës Së Basketbollit.
Me këtë praktikisht spitali me të gjitha resurset e tij vazhdon të kujdeset për shëndetin e basketbollistëve të kombëtares seniore të meshkujve dhe femrave, si dhe nga ekipet e basketbollit të të rinjve.
