Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) po punon me vrull të plotë në analizimin e marrëveshjes me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Kështu deklaroi sot kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska.
“Е kemi marrë marrëveshjen dhe jemi në fazën e analizës. Një ekip më i madh po punon për këtë temë dhe detyrat tashmë janë ndarë. Dikush është i përfshirë në departamentin e prokurimeve publike, dikush në departamentin e marrëdhënieve të punës, dikush si hetues, dikush bën një analizë të ligjeve që duhet të miratohen… Më besoni se kërkon më shumë punë dhe analiza dhe ne duam që te përfundoj sa me shpejt. Nuk mund t’ju them datën se kur do te jete ekzaktesisht sepse së pari është mosmirënjohëse. Ne jemi duke punuar për të me vrull të plotë. Kur të përfundojë, menjëherë do të dalim dhe do ta themi”, deklaroi Biljana Ivanovska – KSHPK.