Ansambli i këngëve e valleve popullore shqiptare, kurorëzoi punën e pandalshme të muajve të vështirë me koncertin premierë dedikuar Musa Piperkut!

Must Read

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të lartë – thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të pandryshuar dhe të lartë për më shumë se 60...

Kosovë, 2 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me...

Suarez nënshkruan me Atletiko Madridin

Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Atletiko Madridit. Lojtari nga Uruguai, i cili e braktisi Barcelonën me...
- Advertisement -

Tashmë kur masat anti Covid, kanë bërë të pamundur mbajtjen e evenimenteve në salla koncertale, Ansambli kombëtar i këngëve e valleve popullore shqiptare, gjen formë për të qenë afër publikut dhe mijëra adhuruesve të muzikës së mirëfilltë. Ansambli kombëtar i shqiptarëve në Maqedoni ka dhënë prova se mund të funksionojë dhe ka kapacitet të tejkalojë çdo sfidë duke u bërë shembull i punës për shumë institucione tjera. Ky institucion arriti që të jetë i pari në rajon me platformën e funksionimit online dhe ky koncert që u shfaq ishte rezultat i punës së palodhshme të orkestruesve, instrumentistëve dhe këngëtarëve që gjatë muajit mars, prill, maj dhe qershor kur arritën të përgatisin këtë program premierë dedikuar figurës së kompozitorit tonë dibran me përmasa mbarëkombëtare, Musa Piperku i cili nga ne u nda fizikisht në vitin 2005 por këngët dhe krijimtaria e tij sa me shumë që kalojnë vitet aq më tepër behet pjesë e jetës sonë. Koncerti ishte pjesë e programit vjetor mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe ide e drejtorit Shkodran Tolaj që vlerat tona të gjurmohen, ruhen dhe të vendosen në arkivin profesional për të mbetur pjesë e repertorit të institucionit.
Këngët për këtë koncert u orkestruan nga bashkëpunëtorët profesional të ansamblit: Valton Beqiri, Vladimir Hasimi, Ebrar Mazari, Adis Ismaili. Fillimisht u shfaq një dokumentar i shkurtër përgatitur nga “video- ART” që jo vetëm montoi këtë videoprojekt me përkushtim por gjatë gjithë muajve të pandemisë bëri përgatitjet video të projektit “The triumph of life”, “Dasma e malësorit”, “Kosovarja e bukur” në kujtim të ikonës Nexhmije Pagarusha, këngë këto që u shfaqën për publikun online.
Programin e filluan të gjithë solistët me “Këngë moj” kompozuar në vitin 1979, interpretuar për herë të parë nga Besnik Krajku, me tekst nga Nehat S. Hoxha.
Më pas u interpretua në mënyrë të përkryer kënga “Barinjtë e Korabit” nga doajeni i këngës Salajdin Miftari, pjesë e solistëve të ansamblit. Kjo këngë ishte krijuar më 1974 me tekst nga Eqrem Basha, vite kur kompozitori punonte për shoqërinë “Liman Kaba” dhe interpretuar dikur nga tenori ynë Bashkim Paçuku. „Dasma e malësorit“ që sjell traditën shqiptare u interpetua bukur nga Kastriot Latifi e më pas e intepretoi me mjaft origjinalitet „Kosovarja e bukur“ këngëtari Jetmir Rexhepi . Kjo këngë me tekst nga Gani Misini e krijuar në vitin 1975 u interpretua nga bilbili i këngës Nexhmije Pagarusha. Kompozitori Musa Piperku kishte krijuar me mjeshtëri edhe këngën epike dhe atë të atdhedashurisë që në këtë koncert e solli Agron Kalisi. “Lidhja e Prizrenit” me tekst nga Qerim Ujkani është një prej këngëve më të bukura të 100 vjetorit të kësaj ngjarje historike e krijuar nl vitin 1978. Më pas për të patur thyerje dhe laramani në repertor u këndua nga të gjithë solistët e ansamblit “Kënga shpirtin ma rrëmben” e krijuar në vitin 1975 me tekst nga Eqrem Basha dhe interpretuar dikur nga Shpresa Gashi. Më pas me mjaft origjinalitet u interetua kënga “Sazet e Ohrit” nga Era Azemi, këngëtarja më e re e ansamblit por që në këtë koncert ka shkëlqyer me sigurinë interpretative dhe origjinalitetin e paraqitur në skenë. “Sazet e Ohrit” me tekst nga Agim Vinca ishte krijuar në vitin 1987 dhe u interpretua për herë të parë nga Valentina Saraçini. Më pas u interpretuan dy këngë shumë të bukura lirike “ Shpresa ime e dashur” e krijuar më 1975 që e interpretoi Zekirija Lamallari dhe dueti “O bilbil flatrat plot vesë” krijuar më 1982 që solli një kombinim të bukur të vokaleve të Zekirija Lamallarit dhe Era Azemit. Pjesa e fundit e programit iu takoi të gjithë solistëve të cilët plot nostalgji e mall sollën “Pranvera në Prishtinë” të krijuar në vitin 1981 si dhe “Rini thuaja këngës” që u krijua në vitin 1979 mbi vargjet e të madhit Migjeni, këngë që mbeten himne të rinisë. Ky koncert u përmbyll me mesazhin e Pablo Casals se “Muzika largon urrejtjen nga ata që janë pa dashuri. U jep paqe atyre që janë të trazuar, ngushëllon ata që vajtojnë”. I tillë ishte kompozitori Musa Piperku paqësor e që falte aq dashuri që reflektohej në notat muzikore që krijonin nje kolorit jashtëzakonisht të pasur artistik.
Ky koncert u përgatit përgjatë muajve të vështirë për tu mbajtur me datë 17 gusht në skenën e tv 21 dhe për tu transmetuar në të gjitha rrjetet televizive në Kosovë, Shqipëri e Diasporë me 22 gusht. Mesazhe dhe uratat pafund kanë arritur në adresë të ansamblit dhe drejtorit të tij nga familjarë të kompozitorit, ekspertë të fushës, adhurues të këngës së mirëfilltë me konsiderata të jashtëzakonshme për punën, idenë e qëlluar, konceptin origjinal, përzgjedhjen e repertorit, interpretimet e solistëve, ekzekutimin e orkestrës, orkestrimet profesionale dhe në tërësi për këtë program një orësh që ka vlerë shumë më të madhe sesa një koncert i zakonshëm që jemi mësuar ta ndjekim.
Ky koncert ka vlerën e tij dhe për faktin se është i pari i llojit të tillë që i dedikohet tërësisht një protagonisti dibran që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën mbarëshqiptare pikërisht në 15 vjetorin e ndarjes nga jeta. Ansambli do të vazhdojë me koncerte të tjera dedikuar ikonave mbarëkombëtare muzikore me shpresë se takimet e radhës do të jenë në atmosferë entuziazmi për jetën dhe në sallat e mbushura me spektatorë!

- Advertisement -

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të lartë – thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të pandryshuar dhe të lartë për më shumë se 60 vjet, tregojnë rezultatet e analizave...

Kosovë, 2 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej...

Suarez nënshkruan me Atletiko Madridin

Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Atletiko Madridit. Lojtari nga Uruguai, i cili e braktisi Barcelonën me lot në sy, pasi ishte...

Poliklinika të reja do të ketë në Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re – premtoi Filipçe

Poliklinika të reja do të ketë në lagjet Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë,...

Formacionet e mundshme Inter – Fiorentina

Sot fillon xhiro e dytë e Serie-A, por për Interin ballafaqimi me Fiorentinën, sonte do të jetë ndeshja e parë për sezonin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -