“Anonymous” pretendon se ka hakuar uebsajtet e qeverisë ruse

TË FUNDIT

Grupi i njohur i hakerëve “Anonymous” përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka çaktivizuar uebsajtet e qeverisë ruse, përcjell TV21. Në njoftim nuk jepen detaje se cilat institucione konretisht janë sulmuar.

“Uebsajtet e qeverisë ruse janë aktualisht të çaktivizuara”, shkruhet në njoftimin në Facebook.

Ndryshe, ky veprim vjen pas sulmit që Rusia po i bën Ukrainës, pasi në njoftim përdoret hashtagu #Ukraine.