Një nga dy grekë, gjegjësisht 52,1 për qind siguri apo ndoshta do të vaksinohen kundër Kovid-19, derisa 64 për qind e të anketuarve thonë se masat e vendosura nga Qeveria janë joefektive, sipas hulumtimit të mendimit publik të zbatuar nga agjencia “MRV” për televizionin grek “Star”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Për arsyet themelore për valën e dytë, 48,4 për qind konsiderojnë se për kjo është turizmi, gjegjësisht rastet e importuara të koronavirusit, 42,8 për qind kanë thënë se arsye është mosbindja e grupeve konkrete të qytetarëve, 39,6 për qind transporti publik, 29,6 për qind si arsye i kanë theksuar kafenetë, klubet dhe objektet hotelerie, ndërsa 24,6 për qind thonë se masat janë miratuar me vonesë.

Megjithatë, gjysma e të anketuarve konsiderojnë se Greqi më mirë përballet me valën e dytë të pandemisë, krahasuar me vendet e tjera.

Pothuajse shtatë nga dhjetë grekë, gjegjësisht 67,7 për qind janë përgjigjur se koronavirusi bartet përmes shkuarjes për lutje në kisha.
