Anila Aliu merr çmimin e parë në “Golden Classical Music Awards”

TË FUNDIT

Pianistja nga Kosova Anila Aliu, ka fituar çmimin e parë në garat ndërkombëtare “Golden Classical Music Awards”, ku performoi në një ndër sallat më prestigjioze në botë, “Carnegie Hall”, në New York.

Anila u shpreh shumë e lumtur pas këtij suksesi.

“Të fitosh është kënaqësi, sigurisht. Por, të fituarit nuk është qëllimi. Të duash të fitosh është qëllimi, të mos dorëzohesh është qëllimi. Kjo natë është konfirmim i mrekullueshëm që ëndrrat bëhen realitet, sepse e imja u bë. Performanca në Carnegie Hall, një performancë që do të qëndrojë në zemrën dhe mendjen time përgjithmonë”, ka shkruar Anila.

“Golden Classical Music Awards”

Aliu ka ndarë disa pamje nga koncerti i madh në të cilin ajo u shpërblye me çmimin kryesor.

Pianistja Anila Aliu, së fundmi ka marrë përkrahjen edhe të fotografit nga Kosova Fadil Berisha i cili i ka realizuar edhe një set fotografishë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK