“Anija e Zaevit shpejt do të fundoset”, Taravari: Sela nuk është figurë e konsumuar

TË FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Arben Taravari mendon se Qeveria me shumicën e re nuk do të zgjasë shumë. Sipas tij ajo do të “fundoset shpejt” dhe vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Anija e LSDM-së është duke u fundosur. A do të mund të mbahet stabiliteti. Edhe 67 deputetë po të kenë, është problem për të balancuar gjithë brenda nëse Zaevi zëvendësohet me dikë tjetër. Mund te jemi edhe gabim. Personalisht mendoj se 2022 do të jetë vit zgjedhor”, tha Taravari.

Tararvari nuk përjashton mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të bashkëpunojnë me Besën e Kasamit, duke shtuar se kanë raporte korrekte.

“Nuk e di. Kemi raporte korrekte. Në këtë rast patjetër ta them publikisht se Besa e ka mbajt besën, patjetër ta them këtë. Ishin në Qeveri, vendosën të dalin, që të krijohet një shumicë për ta rrëzuar këtë Qeveri, dhe në asnjë moment nuk vendosën të ulen të bisedojnë me z.Zaev përsëri”.

Struktura e ASH-së ishte shkëputur nga PDSH, shkaku se Thaçi nuk po dorëhiqej nga posti i kryetarit, ndonëse pësonte humbje. I pyetur se a pritet dorëheqja e Selës, Taravari u përgjigj:

Thaçi ka qenë 15-16 vjet kryetar partie, s’ka dhënë dorëheqje. Sela është 4-5 vjet kryetar partie. Pajtohem që duhet ti diskutojmë këto gjëra. Ziadini nuk është figurë e konsumuar! Unë e them mendimin e një anëtari të kuvendit qendror. Aty ka plot anëtarë që do ti thonë qëndrimet e veta.

Ndryshe ASH shumë shpejt pritet të mbajë Këshillin Qendror dhe më pas edhe kongresin kur edhe do të diskutohen çështjet brendapartiake.