Anglia, Skocia dhe Irlanda Veriore raportuan zero vdekje nga Covid-19

TË FUNDIT

Anglia ka regjistruar zero vdekje ditore nga Covid-19 për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar.

Kjo situatë është mirëpritur nga ekspertët, të cilët vlerësuan se është reflektim i ndikimit të mbylljes dhe vaksinimit kundër sëmundjes.

Të hënën, gjithashtu nuk janë raportuar raste të vdekjes as në Skoci dhe Irlandë Veriore.

Sërish, në Uellsi u raportuan katër raste të vdekjeve që lidhen me Covid-19, raporton “theguardian”./TV21