Angelovska: Kartela pagesore injeksion prej 28 milion eurove që do ta përshpejtojë aktivitetin ekonomik në tremujorin e tretë

TË FUNDIT

Kartela pagesore vendore dhe vauçerët për turizëm në vend, do ta zbusin rënien e aktivitetit ekonomik në tremujorin e tretë, si dhe rënien e numrit të bujtjeve në turizmin vendor. Këtë e kanë treguar simulimet e bëra në Ministrinë e Financave, deklaroi në emisionin “Agenda 35”, ministrja e Financave, Nina Angelovska.

Përmes masës për kartelë pagesore vendore, siç kumtuan nga Ministria e Financave, do t’u ofrohet përkrahje financiare rreth 325.000 qytetarëve. Ministrja e Financave thotë se masa është bashkëkohore dhe e paramenduar sistematike që të stimulojë pagesë me kartela, zvogëlimin e ekonomisë joformale, blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, ndërsa njëheri do të injektojë mjete në ekonomi për afat të shkurtë.

“Kemi bërë një simulim, që do të thotë 28 milionë euro në ekonomi në periudhë aq të shkurtë prej 30 deri 40 ditë. Gjatë këtij simulimi për tremujorin e tretë të vitit, nëse ne parashikojmë se kontraksioni ose zvogëlimi i aktivitetit ekonomik do të jetë 2,7 për qind, me hyrjen e të gjitha këtyre mjeteve, do të shënojmë diçka nën 2 për qind, respektivisht zvogëlim për 0,7-0,9 pikë procentuale rënie më të vogël ekonomike, falë mjeteve që do të hyjnë në ekonomi dhe që do të harxhohen të sektoret e goditura për prodhime dhe shërbime vendore”, thotë Angelovska.

Ajo potencoi edhe se vauçerët për turizëm vendor do të ndikojnë për rënie më të vogël të numrit të bujtjeve.

“Këtu do ta përmendi edhe masën për vauçerët për turizëm, e cila është rreth 10-12 milionë euro, janë ndarë nga 100 euro në grupin prej 117.000 qytetarëve. Këtu simulimi që e kemi bërë që ta vlerësojmë efektin, nëse numri i bujtjeve, gjatë vitit 2020 në pajtim me ngjarjet do të ishte rreth 50 për qind, me këtë masë do të ishte dyfish më i vogël, respektivisht do të ndikonte në rënie më të vogël të numrit të bujtjeve dhe përforcimin e turizmit vendor”, thotë Angelovska./MIA