Angellovska: Kartelën pagesore vendore e kanë shfrytëzuar 309.337 qytetarë, qarkullimi i përgjithshëm 26,5 milionë euro

Must Read

Zvicra në referendum voton për lëvizjen e lirë me BE-në

Zvicra sot voton në referendum nëse do ta shkëpusë marrëveshjen e BE-së për lëvizjen e lirë të...

Osmani në Bruksel në takime me Borellin, Varhejin dhe përfaqësues tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian

"Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga dita e nesërme do të realizojë vizitë pune dy...

Tërmet në Greqi, ndjehet edhe në pjesët juglindore të vendit

 Rrjeti sizmologjik telemetrik me pikë në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mbajtur nga Observatori sizmologjik...
- Advertisement -

Gjithsej 309.337 qytetarë e kanë shfrytëzuar kartelën pagesore vendore, ndërsa qarkullimi i përgjithshëm i realizuar është 26,5 milionë euro, publikoi pasdite ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.

“Kjo është masa më e madhe e këtij lloji i cili është zbatuar tek ne e që vendosi mënyrë të re të implementimit. Si masë antikrizë, qëllimet kryesore të kartelës pagesore vendore ishin të mbështetet kategoritë e qytetarëve në përballjen me krizën e Kovid-19 dhe aktivitetin ekonomik përmes stimulimit të konsumit privat të produkteve vendore dhe shërbimeve në afat të shkurtër të amortizohet goditja ndaj ekonomisë. Por, kartela pagesore vendore ishte dimensionuar dhe ideuar me qëllim që të sjellë edhe shum përfitime të tjera dhe ndryshimet sistematike në shoqëri: krijimin e vetëdijes për blerjen e produkteve vendore, stimulimin e pagesës pa para të gatshme dhe ndryshimin e shprehive ndërsa me atë veprimin ndaj shkatërrimit të ekonomisë gri dhe shërbim bashkëkohor të administratës ndaj qytetarëve pa sportele, dokumente dhe shtrimin e kërkesave”, thotë Angellovska.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të përmbledhura që i publikoi Angellovska, prej rreth 330 mijë të cilët kanë qenë në listat, kartelën pagesore e kanë marrë 309 mijë qytetarë, ndërsa nga gjithsej 28,3 milionë eurot e transferuara drejt bankave, janë shfrytëzuar 26,8 milionë euro për kartelat e dhëna. Prej tyre, 26,5 milionë euro janë harxhuar për blerjen e produkteve vendore. Dallimi, siç shkruan Angellovska, do të kthehet në Buxhet.

Parë sipas grupeve të qytetarëve, realizim më të madh apo 97 për qind ka tek personat e papunë dhe punonjësit shëndetësor, ndërsa më të ulët tek personat e rinj (90 për qind). Më saktë, 113 mijë të papunëve dhe pranuesve të asistencës sociale u janë ndarë 16,5 milionë euro, ndërsa 111 mijë të punësuar me të ardhura të ulëta – 5,4 milionë euro, 81 mijë të rinjve – 4 milionë euro dhe 4 punonjësve shëndetësorë – 900 mijë euro.

- Advertisement -

Me projektin “Kartela pagesore vendore” është vërejtur rritje prej rreth 20 për qind tek numri i kartelave të dhëna pagesore dhe rritje në numrin e transaksioneve në nivel mujor për rreth 20 për qind. Janë vendosur mbi 1.200 POS terminale të reja.

Qytetarët të cilët i kanë kartelat pagesore vendore do të munden edhe më tej t’i shfrytëzojnë si kartela normale debitore, shkroi Angellovska në Fejsbuk.

- Advertisement -
  • Tags
  • 4

Zvicra në referendum voton për lëvizjen e lirë me BE-në

Zvicra sot voton në referendum nëse do ta shkëpusë marrëveshjen e BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve. Ithtarët...

Osmani në Bruksel në takime me Borellin, Varhejin dhe përfaqësues tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian

"Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga dita e nesërme do të realizojë vizitë pune dy ditore në Bruksel, ku do...

Tërmet në Greqi, ndjehet edhe në pjesët juglindore të vendit

 Rrjeti sizmologjik telemetrik me pikë në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mbajtur nga Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror...

​Dybala dhe Morata të gatshëm për ballafaqimin me Romën

Alvaro Morata dhe Paulo Dybala janë ftuar nga trajneri Andrea Pirlo për ballafaqimin e nesër ndaj Romës në xhiron e dytë të...

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Për shkak të zhvillimit të garës sportivo – rekreative “I pari në majë” sot Ministria e Punëve të Brendshme do të vendosë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -