Këshilli i ministrave të BE-së përsëri në tetor do ta shqyrtojë çështjen për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut. Për vendim pozitiv do të angazhohet vetë kancelarja gjermane Angella Merkel. Ajo premtoi se do të bëjë gjithçka që është nën kompetencat e saj, madje do të vë depozitë karrierën e saj politike që Maqedonia e Veriut të marrë datë për negociata.
“Do të bëjë gjithçka që mund që të sillet ky vendim pozitiv në tetor, për shkak se Maqedonia e Veriut bëri hap të madh me Marrëveshjen e Prespës, bëri punë të shkëlqyeshme, biseduam për këtë dje. Bëhet fjalë për disa javë, në të vërtetë, por angazhimi ynë mbetet dhe sa i përket meje do ta vë depozitë karrierën time politike për këtë gjë”, u shpreh Kancelarja gjermane Angela Merkel.
Zyrtarët maqedonasë kanë pritur datë në qershor apo korrik. Por u pa se një gjë e tillë nuk do të ndodhë pas takimit të Këshillit të ministrave të BE-së edhe krahas rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian. Në konkluzionin thuhet se Këshilli e përshëndet Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut, të bazuar mbi evaluimin pozitiv për progresin e arritur në realizimin e kushteve që janë përmendur në Këshillin. Për shkak të kohës së limituar dhe për shkak të rëndësisë, Këshilli do ta rishqyrtojë këtë çështje me qëllim që të sillet vendim i qartë, jo më vonë se në tetor të vitit 2019. Përveç Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjes së Prespës, shteti ynë do të duhet t’u përkushtohet reformave. Këtë mesazh dje e dërgoi ambasadori i Francës, vend i cili së bashku me Gjermaninë e kanë fjalën kryesore në BE.
“Muajt e ardhshëm deri në vjeshtë mund të shërbejnë si arsye që të jepen më shumë prova për kapacitetin tuaj për reforma dhe të hapen negociatat. Nuk mund ta pranoj kur më thonë se mund të hapen negociatat, e më pas të zgjasin, siç është rasti me vende të tjera. Ne jemi të bindur se vendi juaj është në BE dhe insistojmë më shumë për pikë fillestare më mirë të organizuar dhe fillim të negociatave”, deklaroi Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristijan Timonie.
Kryetari i Këshillit nacional për euro integrime, Nikolla Poposki, i cili është ish ministër i punëve të jashtme, është pesimist edhe për tetor. Ai tha se me vite të tëra BE thotë se jemi mirë se të ardhur, por se nuk dihet se kur do t’i fillojmë negociatat.
“Ka dy çështje që janë për tu notuar dhe për ata që vazhdimisht lexojnë raportet, bie në sy ajo që thotë – Janë të mirëseardhura marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe fjalia e ditë- e vërejtëm mirë se ka rekomandim. D.m.th. deri më tani ka qenë “kemi vërejtur” tani është“ e vërejtëm mirë se ka rekomandim”, potencoi kryetari i Këshillit Nacional për Euro-integrime, Nikolla Poposki.
Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja tha se 7 vende anëtare janë shprehur negativisht në takimin e Këshillit të ministrave, duke e cituar ministren e punëve të jashtme të Kroacisë. Sipas partisë opozitare mosrealizimi i reformave janë arsyeja se pse Maqedonia nuk ka marrë datë për negociata.
Përgatiti: Edin Rastoder
