Anëtarët e rinj të Qeverisë greke dhanë betimin solemn

TË FUNDIT

Të ndarë në tri grupe, me test të shpejtë të bërë paraprakisht për Kovid-19 dhe nën masa të mëdha për mbrojtje nga virusi korona, anëtarët e rinj të Qeverisë greke sot në pallatin presidencial u betuan solemnisht, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Betimi solemn i 20 ministrave, zëvendësve dhe ministrave alternativë, prej të cilëve disa janë të rinj, ndërsa të tjerë me pozicion të ri, ishte dhënë para presidentes së shtetit Katerina Sakellaropullu dhe kryeministrit Kirjakos Micotakis, pas rikonstruimit të djeshëm të Qeverisë.

Me përjashtim të dy zëvendësministrave, të tjerët dhanë betim religjioz, përderisa të gjithë, para solemnitetit, me teste të shpejta ishin testuar për Kovid-19.

Për shkak të pandemisë dhe masave të kufizimit, ministrat të cilët dhanë betim religjioz ishin ndarë në tre grupe nga gjashtë persona.