Anëtaret e NATO-s rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën

TË FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.
Stoltenberg në rrjetet sociale informoi se kishte biseduar me presidentin ukrainas.

Në një bisedë me Zelenskin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerësoi guximin e ushtrisë dhe popullit ukrainas.

“Përveç raketave kundërajrore dhe armëve antitank, anëtarët e NATO-s po rrisin ndihmën humanitare dhe financiare”, shkroi Stoltenberg.
Shumë anëtarë të Bashkimit Evropian (BE), të cilët janë edhe anëtarë të NATO-s, dje njoftuan për ndihmë në armë dhe pajisje ushtarake në vlerë prej 500 milionë euro.