Analizë: Popullsia në Itali për 50 vjet do të pakësohet për 11.5 milionë banorë

TË FUNDIT

Popullsia e Italisë pritet që gjatë 50 viteve të ardhshme të pakësohet  për 11.5 milionë, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave me seli në Romë.

Projeksionet e fundit demografike të Institutit tregojnë se një rënie e vazhdueshme demografike, e cila do të reduktojë popullsinë nga 59.2 milionë në janar të vitit 2021 në 57.9 milionë në vitin 2030, në 54.2 në vitin 2050 dhe në 47.7 në vitin 2070.

Raporti i popullsisë në moshë pune, nga 15 deri në 64 vjeç, krahasuar me pjesën tjetër, që tani është 3 me 1, në vitin 2050 do të jetë një me një.

Për dhjetë vitet e ardhshme, statistikat parashikojnë se popullsia do të ulet në nëntë nga dhjetë qytete, si dhe në nëntë nga dhjetë zona rurale.

Instituti Kombëtar i Statistikave ende parashikon rënie të natalitetit, me gjithnjë e më pak fëmijë në familje. Parashikohet se në Itali deri në vitin 2041 vetëm një në katër familje do të ketë fëmijë. 

error: Content is protected !!