Presidenti amerikan Donald Tramp drejtoi një numër të madh të dezinformacioneve gjatë fjalimit nga Shtëpia e Bardhë deri te kombi për shkak të cilës arsye rrjetet televizive amerikane e ndërprenë transmetimin e drejtpërdrejt të fjalimit të tij.
Pohimet e tij nuk janë të mbështetura në fakte, duke përfshirë edhe atë se autoritetet zgjedhore në Pensilvani dhe Detroit kanë tentuar t’i bllokojnë vëzhguesit nga vendvotimet. Presidenti e braktisi konferencën për media pa u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Asoshiejted pres dhe Guardian i krahasojnë faktet me fjalët e Trampit:
Tramp: “Dëgjojmë histori për histori të tmerrshme … Mendojmë se do të ketë shumë padi meqë kemi aq shumë dëshmi.
Fakte: Presidenti i SHBA-së nuk dha dëshmi për shkelje sistematike të votimit ose numërimit. Në fakt, regjistrimi në vend kaloi pa probleme, madje edhe gjatë pandemisë së virusit korona.
Njëra prej ankesave kryesore të shefit të shtetit se rinumërimi vazhdon edhe pas ditës së zgjedhjeve dhe nuk ka ligj ose pritje të tilla. Votimi i rritur përmes postës dhe pjesëmarrja e madhe e votuesve e ngadalësojnë procesin si edhe zakonisht, por jo në të gjitha rastet.
Tramp: “Në Pensilvani, demokratët fanatik lejuan fletëvotimet shtetërore të merren tri ditë pas zgjedhjeve, edhe ne mendojmë shumë më tepër se kaq dhe ata i numërojnë ato pa markë postare ose çfarëdo identifikimi“.
Fakte: Gjykata Supreme e shtetit, e jo “demokratët fanatik”, urdhëroi që fletëvotimet e dhëna para fundit të ditës së zgjedhjeve të numërohen deri tre ditë pas votimit. Gjykata Supreme e SHBA-së e shqyrtoi rastin dhe nuk kundërshtoi orarin treditësh, por mund ta shqyrtojë këtë çështje më vonë. Një numri të madh të shteteve të tjera gjithashtu iu mundësua të marrin fletëvotime pas votimit.
Tramp: “Demokratët në Pensilvani shkuan në Gjykatën Supreme të SHBA-së të tentojnë t’i ndalojnë vëzhguesit tanë … Ata nuk duan askënd atje. Ata nuk duan që dikush t’i shikojë derisa i numërojnë fletëvotimet”.
Fakte: Kjo është gënjeshtër. Presidenti e prezantoi gabimisht rastin. Askush nuk e pengoi palën tjetër që ta ndjekë rinumërimin, ndërsa demokratët nuk i penguan republikanët që të ndjekin procesin.
Problemi kryesor është se sa mund të ndalen vëzhguesit nga personeli që i përpunon fletëvotimet. Fushata e Trampit i bëri thirrje gjykatës që t’u lejojë vëzhguesve të tyre të jenë më afër të punësuarve sesa që u lejohet. Gjykata e aprovoi këtë kërkesë.
Tramp: “Fushata jonë nuk mori qasje për ta ndjekur numërimin në Detroit”.
Fakte: Kjo është gënjeshtër. Fletëvotimet ishin numëruar në ndërtesë në qendër të qytetit, ku kishte 134 grupe për rinumërim të votave. Secila parti kishte nga një vëzhgues në njërin prej këtyre grupeve. Nuk ka raporte për vëzhgues të dëbuar republikan, por disa, supozohet, se kanë qenë shumë agresiv dhe kanë tentuar t’i trembin personat zyrtarë. Në një moment, qasja ishte ndërprerë për disa vëzhgues nga dy partitë e mëdha për shkak të kufizimeve të pandemisë.
Tramp: “Aparatin zgjedhor e Xhorxhias e udhëheqin demokratë”
Fakte: Gënjeshtër. Zgjedhjet shtetërore i kontrollojnë republikanët dhe konkretisht sekretari shtetëror Bred Rafensperger.
Tramp: “Qarku i 11-të mori vendim që Xhorxhia të ketë vota deri në fund të ditës së zgjedhjeve, se duhet të votohen deri në fund të ditës së zgjedhjeve. Dhe ato nuk ishin. Pas ditës së zgjedhjeve, vijnë votat”.
Fakte: Ndonëse gjykata vendosi se votat duhet doemos të sillen deri në orën 19 në ditën e zgjedhjeve që të numërohen, ekziston përjashtim nga votat e ushtarëve amerikane jashtë vendit. Mund të pranohen dhe numërohen deri të premten deri në orën 17.00. Përfaqësuesit zgjedhor të Xhorxhisë thanë se ende janë duke numëruar, por ato vota janë fituar sipas ligjit.
Tramp: “Nëse i numëroni votat legjitime, unë fitova lehtë. Nëse i llogarisni votat e paligjshme, ata mund të tentojnë që t’jua vjedhin zgjedhjet”.
Fakte: Kjo është e pabazë. As këshilltarët për fushatë të Trampit, as nëpunësit zgjedhor nuk identifikuan numër të madh të votave “të paligjshme”. Ai shpeshherë shprehet se votimi përmes postës është i paligjshëm. Por, kjo është bërë në përputhje me rregullat shtetërore, në disa raste të miratuara nga autoritetet lokale, në mënyrë që t’u ndihmohet votuesve për të realizuar të drejtën e tyre të votës gjatë pandemisë.
Tramp: “Fitojmë në të gjitha vendet kyçe, me epërsi të madhe”. (Ai u ankua se forca të errëta e kanë prishur epërsinë e tij në shtete të rëndësishme).
Fakte: Ndryshimet për të cilat flet janë sqaruar me natyrën e rinumërimit të votave në shtete të caktuara, e jo me valë të keqpërdorimit. Qytetet më të mëdha shpesh i njoftojnë të dhënat e tyre më ngadalë, ndërsa këto qytete të mëdha janë të prira ndaj demokratëve. Krahas kësaj, shtetet i numërojnë fletëvotimet përmes postës në fund të procesit. Kjo pjesëmarrje është në favor të Bajdenit për shkak se Trampi i porositi simpatizuesit e tij që të evitojnë votim përmes postës dhe të votojnë personalisht. Kjo sqaron pse Trampi kryesonte në Pensilvani, Miçigen, Viskonsin dhe Xhorxhi, ndërsa epërsia e tij më vonë ishte humbur.
