E në lidhje me këtë, ditë më parë në Kuvend, LSDM-ja dhe shumica parlamentare dorëzuan amendamente me të cilat kufizohet kamata e borxheve, pra nuk mund të jetë më e lartë se borxhi. Me këtë, deputetja Snezhana Kaleska-Vaçeska, u shpreh se i japin fund interesave të mëdha, të cilat në disa raste janë disa herë më të larta se vetë borxhi.
“Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe Ligjin për Përmbarim, kamata penale nuk do të mund të jetë më e madhe se borxhi kryesor. Kjo do të thotë se në një situatë kur shuma e kamatës së akumuluar dhe të papaguar e arrin shumën e kryesores, kamata ndalon të rrjedhë ose praktikisht, për më qartë, nëse borxhi është 1000 denarë, kamata rrjedh deri në atë moment sa nuk e arrin shumën prej 1000 denarëve, pra të borxhit kryesor. Në atë moment, kamata ndalon së rrjedhuri”, tha Snezhana Kaleska-Vançeva, deputete LSDM.
