Ambasadori izraelit në KB e lëshoi sallën plenare gjatë fjalimit të Erdoganit

TË FUNDIT

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i cili ishte i pranishëm në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, u largua nga salla plenare gjatë fjalimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili e kritikoi ashpër Izraelin.

Ambasadori izraelit e akuzoi Erdoganin se “vazhdon të përhap gënjeshtra dhe deklarata antisemitike kundër Izraelit”, raportoi “Xherusalem post”.

Ambasadori u largua nga salla ndërsa Erdogan, gjatë një fjalimi të regjistruar më parë, kritikoi Izraelin për, siç tha, politikën e “shtypjes, dhunës dhe frikësimit” ndaj Palestinës, raporton agjencia e lajmeve Anadollu.

Erdogan tha në fjalimin e regjistruar se “pushtimi dhe shtypja e Palestinës është një plagë e përgjakshme për njerëzimin” dhe se “dora e ndyrë e Izraelit” po forcon vazhdimisht arrogancën e vendeve të shenjta në Jerusalem.

“Populli palestinez duhet të kundërshtojë politikën e Izraelit të shtypjes, dhunës dhe frikësimit, e cila ka zgjatur për më shumë se gjysmë shekulli”, tha presidenti turk në një fjalim të regjistruar në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së./MIA