Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është infektuar me virusin korona.
Këtë informacion e ka ndarë vetë ambasadori në rrjetin social Facebook.
Dedaj në Facebook shkruan:
Te dashur familjare, miq dhe bashkepuntore!
Pas analizave të bëra në njërën nga Klinikat e Shkupit, rezultova POZITIV me COVID-19! Kjo ishte më se e pritur, ngase që nga shfaqja e kësaj pandemie, as kur ishte orë policore dhe as gjendje e jashtëzakonshme, edhe gjatë të shtunave dhe të dielave, në Republiken e Maqedonisë së Veriut, për asnjë ditë as orë, nuk e ndalem punën në ambasadën e RKS, në Shkup, për të qenë afër nevojave të qytetarëve tanë, të sëmurë, të vdekur në spitalet e Shkupit, të mbetur në kufinj dhe aeroport! Unë kam kaluar shumë sfida jetësore, ball për ball vdekjes me forcat serbe për lirinë e Kosovës! Në fakt as vetë nuk e kuptoj arsyen se si mbeta gjallë! Ju lutemi për kujdes të shtuar, ruajeni veten dhe familjet tuaja! Ju dua shume!
