Ambasadori i Britanisë me mesazh të qartë: Është kyçe që të ballafaqoheni me korrupsionin që po përkeqësohet

TË FUNDIT

Absolutisht është kyçe që Maqedonia e Veriut të përballet me korrupsionin që po përkeqësohet. E keni përkrahjen e Britanisë, shkroi në profilin e tij zyrtar në Twiter ambasadori i Britanisë së Madhe në vend, Metju Loson, me rastin e 9 Dhjetor – Ditës ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit. Raportet shqetësuese tregojnë se korrupsioni në RMV po përkeqësohet, nuk përmirësohet. Korrupsioni e minon sundimin e së drejtës, krijon mosbesim në gjyqësor dhe i dobëson institucionet publike. Britania e Madhe e përkrah Maqedoninë e Veriut. Absolutisht është kyçe që të ballafaqoheni me këtë, shkruan në profilin e Twiterit të ambasadorit britanik Loson.