Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi”, sot feston 27 vjetorin e themelimit.
Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi”, u themelua me 29 prill të vitit 1992 në Shkup. “Megjashi”, është organizata më e vjetër qytetare në vend për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Organizata mbron të drejtat e fëmijëve, përpiqet për prindëri përgjegjës dhe respekt ndaj personalitetit të fëmijëve. Motoja kryesore e kësaj Ambasade është “Fëmijët janë vetëm fëmijët. Të gjitha idealet e botës janë më pak të rëndësishme nga lotët e një fëmije”.
Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi”, gjithmonë punon në përforcimin e lëvizjes qytetare për të mirën e fëmijëve dhe funksionalitetin nga ana e institucioneve në interesin më të mirë të fëmijës.
Megjashi me aktivtetet e veta ka kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e vetëdijes qytetare për të drejtat e fëmijëve. Ajo e rrëzoi heshtjen për vuajtjet e fëmijëve, posaçërisht për keqpërdorimet fizike, seksuale dhe ekonomike të fëmijëve, duke i zbuluar opinionit më shumë raste të keqpërdrimeve dhe duke u angazhuar drejtpërdrejtë për vendosjen e mekanizmave më efikas për mbrojtjen e fëmijëve.
Si rezultat i punës jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të vështirë, gjatë ekzistimit 27 vjeçar “Megjashi” është rritur në një organizatë të njohur dhe të pranuar botërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe për të drejtat e fëmijëve në përgjithësi.
Gjatë kësaj periudhe të kaluar (1992-2019) Ambasada e realizon veprimtarinë e saj duke vepruar në këta sfera: përkrahje psiko-sociale, juridike dhe lloje tjera të përkrahjes së fëmijëve të cilët kanë nevojë për ndihmë me akcent të veçantë ndaj grupeve të margjinalizuara të fëmijëve; monitorim i të drejtave të fëmijëve dhe promovim i të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë dhe më gjërë; ndërmarrja e iniciativave për avancimin e regullave ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë dhe implementimin e tyre, si dhe aktivitete për ndërtimin e paqes dhe zgjidhje pa dhunë të konflikteve. Këto fusha mbeten si interes primar dhe në periudhën e ardhëshme.
