Kompania farmaceutike “Alkaloid” ka lëshuar në përdorim qendrën e saj për edukim dhe trajnim. Në hapësirë mbi 1 mijë metra katrorë, në kushte bashkëkohore, të punësuarit, praktikantët por edhe nxënësit do të mund që t’i përmirësojnë njohuritë dhe t’i përsosin aftësitë e tyre. Drejtori gjeneral i “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov, tregoi se për këtë investim janë dhënë 1 milionë euro, ndërsa në të ardhshmen objekti do të zgjerohet dhe do të plotësohet për t’u shndërruar në qendër moderne edukimi që do të plotësojë kërkesat e punës që bëjnë. Në kuadër të qendrës edukuese gjendet laborator për ushtrime, e cila përfshin laborator qendror, hapësirë për përpunim të të dhënave, hapësira me peshore precize dhe ultrazë.
