Alkaloid me investime prej 23.9 milionë eurove/ Eksport rekord prej mbi 157 milionë eurove dhe 187 punësime të reja

TË FUNDIT

Kompania Alkaloid vazhdon të shënojë rezultate pozitive në punën e saj. Sipas bilancit të suksesit, në periudhën janar-dhjetor 2022, shitjet arritën mbi 10,5 miliardë denarë, që është 10% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara, nga ana tjetër, arritën pak mbi 14,2 miliardë denarë, ose 12% më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak. Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 32% janë realizuar në tregun vendor, ndërsa 68% në tregun e jashtëm. Me rritjen e të ardhurave rriten edhe investimet. Në periudhën janar-dhjetor 2022, Alkaloid ka investuar 1,4 miliardë denarë. Në këtë periudhë Alkaloid ka 187 punësime të reja vetëm në Maqedoni.