Gjatë vitit 2019 dhe 2020, “Alkaloid SHA Shkup” realizoi donacion për Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar në vlerë prej rreth 10,500,000 denarë, 170,000 euro, duke pajisur plotësisht Repartin intern për Sëmundjet e Grave në këtë institucion shëndetësor publik, kumtuan nga kompania. Hapësira prej mbi 350m2, e cila ishte e papërfunduar për gati tre dekada, siç theksohet, u dorëzua në përdorim zyrtarisht sot me respektimin e rreptë të të gjitha protokolleve shëndetësore dhe masave mbrojtëse nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov dhe drejtori i spitalit, Dr. Dime Kocev. Reparti i ri u konceptua dhe ndërtua në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret moderne për objektet shëndetësore dhe përbëhet nga pjesa për pacientët, pjesa për kujdesi intensiv dhe një pjesë për personelin mjekësor, dhe e gjithë hapësira, përveç instalimeve të reja, mori pajisjet e duhura spitalore, mobile spitalore, TV në të gjitha dhomat e spitalit dhe internet në të gjithë repartin.
