Gjiganti i tregtisë elektronike “Alibaba” po planifikon të investojë 2 miliardë dollarë në Turqi, deklaroi sot zyra e saj turke “Trendyol”, raporton Anadolu.
Njoftimi erdhi pasi Michael Evans, presidenti i kompanisë “Alibaba”, u takua me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Stamboll të premten.
Evans njoftoi presidentin Erdogan se “Alibaba” ka investuar 1.4 miliardë dollarë në vend nëpërmjet “Trendyol” falë besimit të gjigantit të tregtisë elektronike në bazat e shëndosha ekonomike të Turqisë.
Ai ndau detaje me presidentin turk rreth investimeve të reja si qendra e të dhënave dhe qendra logjistike në Ankara dhe qendra e operacioneve të eksportit në aeroportin e Stambollit.