Alexia Putellas fiton Topin e Artë për femra!

TË FUNDIT

Alexia Putellas është spanjollja e parë që fiton Topin e Artë për femra.

Mesfushorja e Barcelonës e cila fitoi Championsin me blaugranat në sezonin 2020-2021, ja doli të merrte nga duart e Kylian Mbappe trofeun e Topit të Artë duke mposhtur konkurrencës e shoqes së skuadrës Jennifer Hermoso por edhe Lieke Mertens e Vivianne Miedema.

27-vjeçaria zhvilloi një sezon spektakolar me Barçën dhe me meritë arriti të fitonte këtë çmim special pasi fitoi çdo trofe të mundshëm gjatë vitit kalendarik 2021.