Aleati i Putin kërcënon Britaninë e Madhe dhe Finlandën me sulm bërthamor

TË FUNDIT

Aleksey Zhuravlyov, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin ka kërcënuar Britaninë e Madhe duke deklaruar se Rusisë do t’i duheshin vetëm 3 minuta për të lëshuar një armë bërthamore në vendin ishullor.

Sipas tij, Finlanda e cila ka aplikuar për anëtarësim në NATO, do të zhdukej brenda pak sekondave nga një sulm bërthamor.

Kërcënimi i Zhuravlyov tregon zhgënjim për shkak të mos pushtimit të Ukrainës dhe zemërim ndaj qëndrimit të Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, shkruan Daily Mail.

“Nëse Finlanda dëshiron t’i bashkohet këtij blloku, atëherë qëllimi ynë është absolutisht legjitim, të vëmë në dyshim ekzistencën e këtij shteti. Kjo është logjike. Nëse Shtetet e Bashkuara kërcënojnë shtetin tonë, është mirë: këtu është raketa Sarmat [Satan-2] për ju dhe do të ktheheni në hi bërthamor nëse mendoni se Rusia nuk duhet të ekzistojë. Finlandezët në përgjithësi duhet t’i jenë mirënjohës Rusisë për shtetësinë e tyre, për faktin që Finlanda ekziston si një vend”, tha Zhuravlyov.

Zhuravlyov tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe po shtyjnë Finlandën që të anëtarësohet në NATO.

MARKETING I PAGUAR POLITIK