Albin Kurti në ditën e çlirimit: BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Kuvend për 25 vjetorin e ditës së çlirimit, tha se duhet përqëndruar në të tashmen dhe të reflektohet mbi rrugën që është kaluar.

Kurti uroi këtë ditë dhe tha se kurrë më të vendosur nuk kanë qenë për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot, me vetëdijen politike e kujtesën kolektive kujtojmë 12 qershorin. Kurrë më të vendosur s’kemi qenë për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë me çdo kusht. Urime 25 vjetorin me nderime e mirënjohje. Kjo erdhi pas fushatës 78 ditore të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi në përpjekje për ta ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin që shteti serb po e kryente mbi shqiptarët në Kosovë. Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak”, tha Kurti.