I pranishëm në koncertin e Shkurte Fejza, koncert ky që u mbajt në 50 vjetorin e karrierës së këngëtares, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjell TV21.
Kurti tha se është nderë dhe kënaqësi të ishte pjesë e këtij koncerti dhe tha se me këngëtar si Shkurtja, në ditët më të errëta, ishin frymëzim për qytetarët duke i trimëruar dhe ngushëlluar dhe njëkohësisht, bën që mos të harrohet dashuria për Kosovën.
“Gjysmë shekulli karrierë me dashuri të pakushtëzuar dhe zë të pa kompromis për Kosovën. Çfarë kënaqësie dhe nderi të jemi pjesë e shënimit të 50 vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës! Faleminderit nga zemra për këngët që na kanë bashkuar duke na frymëzuar në çdo kohë dhe na kanë mbushur me shpresë duke na dhënë forcë në momentet më të vështira. Me ju, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Në ditët e errëta dhe të vështira ju na keni trimëruar dhe ngushëlluar, duke bërë që kurrë mos të harrojmë dashninë për Kosovën”, shkroi Kurti në rrjetin social Facebook.
