Këngëtari i njohur, Alban Skenderaj sot po feston ditëlindjen e tij të 39-të, shkruan rtv21.tv
Urimin më të bukur Albani e mori nga bashkëshortja Miriam Cani, e cila për ta uruar personin e zemres ka shfrytëzuar Instagramin. “Mengjesi me i embel per mua.
Gëzuar ditelindjen babi më i mirë në botë. Do të duam sa të kemi frymë”, ka shkruar Mirami poshtë fotografië ku Albani shihet në përqafimin e vajzës dhe djalit.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ka më shumë se një dekadë që janë bashkë, ata njihen si një ndër çiftet që arritën shumë mirë ta ruajnë lidhjen e tyre, pavarësisht famës.
