Alban Skenderaj dhe Lyrical Son publikuan këngën “Ndalma”

TË FUNDIT

Këngëtari Alban Skenderaj dhe reperi Lyrical Son kanë publikuar sonte një projekt të ri muzikor.

“Ndalma”, titullohet kënga e re nga dyshja, që vjen e shoqëruar me videoklip.

Për melodinë dhe tekstin e këngës janë përkujdesur vet artistët Alban Skenderaj dhe Lyrical Son.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë nga dyshja.

Vite më parë Alban Skenderaj dhe Lyrical Son publikuan këngën e titulluar “’93”, në bashkëpunim me Dj Olti./21Media