Alarm në Gjermani, të shtëna në stacionin qendror të Wuppertalit

TË FUNDIT

Disa të shtëna me armë u raportuan në stacionin qendror të trenit të Wuppertal në Gjermani këtë mbrëmje, ndërsa policia nisi një operacion në shkallë të gjerë, sipas revistës gjermane Focus on line.

Një nga autorët e dyshuar është arrestuar dhe po merret në pyetje, ndërsa një person i dytë dhe një i tretë i përfshirë janë në kërkim.

Sipas raportimeve të para nuk ka informacione për të plagosur ose të vdekur.