Aktorja turke tregon sfidën më të vështirë pas kamerave

TË FUNDIT

E bukur dhe me energjinë që e karakterizon gjithmonë aktorja turke, Nurgül Yeşilçay së shpejti do shfaqet në projektin e saj të ri në të cilin 46 vjeçarja shfaqet në rolin kryesor.

Sipas saj, ky rol është karizmatik dhe në të cilin ka filluar ta gjej vetën. Ajo thotë se është e gatshme për komplimentet por edhe kritikat e pashmangshme.

Ajo zbuloi se kishte kaluar disa faza parapërgatitore për këtë personazh. Ajo foli edhe për sfidën më të madhe që e kaloi e që ajo ishte humbja e peshës në mënyrë të shpejt.

Gjithashtu duke u shprehur se këtë sezon ajo nuk po angazhohet me asnjë projekt teatror edhe pse do ti pëlqente diçka e tillë, ajo u shpreh se jo çdo aktor mund të dal  në skenën e teatrit, por gjithashtu  shtoi se aktorët e rinj nuk duhet të sulmohen dhe kritrikohen gjatë gjithë kohës./21Media