Aktorja e njohur turke, Aslı Enver dhe biznesmeni Berkin Gökbudak u martuan.
Çifti i tha PO njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë martesore mes familjes.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Asli përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar fotografitë e dasmës.


Kujtojmë se, aktorja ishte e martuar me aktorin e njohur, Birkan Sokullu. Dyshja ishin martuar në vitin 2012, por martesa e tyre mori fund në gushtin e vitit 2015./21Media

