10 aktorët më të paguar të vitit 2015
Cdo vit revista ekonomike “Forbes” publikuar klasifikimin e aktorëve më të paguar në Hollywood. Edhe këtë vit listën e aktorëve më të paguar të revistës “Forbes”, e kryeson protagonisti i filmit “Iron Man”, Robert Downey Jr.
Ky është viti i tretë që Downey del aktori më i paguar në Hollywood. “Forbes” shkruan se ai ka fituar rreth 80 milionë dollarë falë suksesit të filmit “Avengers: Age of Ultron”.
Për herë të parë në listën e 10 aktorëve më të paguar janë përfshirë gjithashtu edhe 3 aktorët të Bollywood.
10 aktorët më të paguar në botë për vitin 2015 sipas revistës “Forbes” janë:
Robert Downey Jr – 80 milionë dollarë
Jackie Chan – 50 milionë dollarë
Vin Diesel – 47 milionë dollarë
Bradley Cooper – 41.5 milionë dollarë
Adam Sandler – 41 milionë dollarë
Tom Cruise – 40 milionë dollarë
Amitabh Bachchan – 33.5 milionë dollarë
Salman Khan – 33.5 milionë dollarë
Akshay Kumar – 32.5 milionë dollarë
Mark Wahlberg – 32 milionë dollarë
