Aktakuzë ndaj 39-vjeçarit për sulm seksual mbi fëmijë

TË FUNDIT

Prokuroria e Shkupit ngriti aktakuzë kundër një personi 39 vjeçar për vepër penale – Sulm seksual mbi fëmijë nën moshën 14 vjeç, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

“I akuzuari, më 10 shkurt, në një ndërtesë të braktisur prapa qendrës pranuese për të pastrehët ‘Ranka Millanoviç’ në Shkup ka kryer veprime seksuale mbi një fëmijë në moshë 12 vjeç. Ai e mori viktimën, ndryshe fëmija i tij jashtëmartesor, me të cilin jetonte në të njëjtën bashkësi familjare, e mori me automjet me arsye se do ta merrte atë në shkollë, por e çoi në ndërtesën e braktisur, ku e detyroi të bënte veprime seksuale”, kumtuan nga Prokuroria e Shkupit.

Prokurori kompetent publik paraqiti deri tek Gjykata Themelore Penale Shkup propozimin për zgjatjen e masës së paraburgimit,m të vendosur më parë për të akuzuarin, sepse ekzistojnë ende të njëjtat arsye – rreziku për arratisje, mundësia për ndikim të dëshmitarëve dhe rrethanat e veçanta që justifikojnë frikën se ai mund të përsëris veprën./MIA