Gjithsej 28 persona janë arrestuar në operacionin policor në komandën krahinore në Romë. Të dyshuarit janë anëtarë të organizatës, e cila merret me tregti me drogë, zhvatje, posedim të palejuar të armës dhe mbajtje të armës, shkaktim të lëndimeve të rënda, tentim për vrasje dhe vepra tjera penale.
Mes të arrestuarve është edhe Mikele Seneze, për të cilin supozohet se është shef i klanit Kamora dhe të narko-kartelit, që vepron në Romë, nën mbrojtjen e të cilit veprojnë edhe grupe tjera për tregti me drogë. Në një nga këto grupe ka qenë edhe Fabricio Pishiteli, i njohur si “Diabolik”, i cili është vrarë në pritë në Romë në vitin 2019.
Aksioni policor u zbatua herët në mëngjes në Lacio, Kampania dhe Veneto, pas urdhërit të lëshuar nga ana e gjykatësit hetues në Romë, me kërkesë të drejtorisë lokale rajonale për luftë kundër mafias.
