Janë sekuestruar tri dërgesa të mishit të pulës prej 60 tonëve dhe me prejardhje nga rajoni ku është përhapur gripi i shpendëve, pasi në një aksion të koordinuar të kryesuar nga INTERPOL-i, ishte zbuluar se po bëhet trafikim me produkte të falsifikuara.
“Janë zbuluar 20 tonë të mishit të derrit me të dhëna joprecize për përbërjen e të njëjtit. Pjesa më e madhe e këtij mishi (17 tonë) është kthyer në vendin-eksportues, respektivisht fare nuk është lejuar importi i tij. Importi i çdolloj ushqimi mund të realizohet vetëm me lejet për import që i jep Agjencia për Ushqim dhe Veterinari”, thonë nga Drejtoria Doganore.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nuk deshën të flasin para kamerës. Në kumtesën që e dërguan, thuhet se janë ndërprerë tri dërgesa me nga 21 tonë mish pule mekanik pa eshtra, me prejardhje nga Polonia, importi i të cilit është ndaluar për shkak të sëmundjes.
“Tre dërgesat me mish pule nga Polonia, me sasi të përgjithshme prej 63 tonave, eksportohen përmes vendkalimit kufitar Tabanocë, janë të shkatërruar në mënyrë të padëmshme në deponinë Drislla. Në mars të këtij viti shërbimet inspektuese të Agjencisë në kuadër të aksionit OPSON 9 dhe INTERPOL Europol, vërtetuan parregullsi edhe te një operatori me ushqim i cili ka importuar mbi 20 tone mish të përpunuar me origjinë nga Holanda. Te ky operator janë edhe analizat laboratorike dhe është vërtetuar se ka parregullsi te produkti i deklaruar”, thonë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
Nga sasia e përgjithshme që është importuar, rreth 17 tone i janë kthyer eksportuesit prej Holandës, ndërsa mbi 1,7 tone mish i përpunuar është importuar në mars të këtij viti dhe janë shkatërruar në mënyrë të padëmshme, shtojnë nga AUV.
Në Bullgari është gjetur kaçkavall të kontaminuar me bakterin esherihia koli ndërsa janë shkatërruar 3,6 tone produkte të pasigurta të qumështit prej të cilave duhej të prodhohej djathë. Autoritetet kompetente në Maqedoni thonë se nuk ka asnjë rrezik që derivatet e këtilla të jenë paketuar dhe të kenë përfunduar në tregun e Maqedonisë.
Ky aksion i madh i Interpolit është nën emrin OPSON 9 ndërsa shteti ynë ka marrë pjesë së bashku me 82 shtete të tjera në parandalimin e tregtisë me pije dhe ushqim të falsifikuar dhe jocilësor në periudhë prej një viti.
