Aksion në disa vende evropiane kundër grupit kriminal Ndrangeta

TË FUNDIT

Një operacion i madh ndërkombëtar kundër anëtarëve të mafies kalabreze Ndrangeta filloi sot në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Rumani.

Shënjestra e operacionit të quajtur “Platina-DIA” kundër Ndrangeta, i cili u iniciua këtë mëngjes nga Drejtoria italiane për hetime kundër mafisë (DIA), janë dy klane mafioze – familjet e Agresta dhe Xhorxhit, transmeton Beta. Familja Xhorxhi është akuzuar për trafik ndërkombëtar me njerëz dhe trafik me drogë në disa rajone në Itali dhe Gjermani.

Më shumë se 200 anëtarë të DIA-s, rreth 100 policë dhe xhandarë, si dhe një regjiment i ushtrisë u mobilizuan në territorin italian. Rreth 500 agjentë janë mobilizuar në vende të tjera, kumtuan hetuesit italianë.

Tre urdhër arreste janë lëshuar në Gjermani, 30 në Itali, ndërsa policia ka kontrolluar 80 shtëpi në të dy vendet.

Vlerësohet se Ndrangeta, emri i të cilit do të thotë “heroizëm” ose “virtyt mashkullor” në greqisht, e ka tejkaluar me pushtet famëkeqin sicilian Kosa Nostra me ndihmë të kontrabandimit të kokainës nga Amerika Latine.