Mbrëmë, në ora 21:30 në fshatin Opaje të Kumanovës, janë aksidentuar dy vetura.
Si pasojë, janë lënduar 7 persona, ku një 43-vjeçare me lëndime të rënda trupore.
“Më 04.04:2021, në ora 21:30 në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Likovë, te fshati Opajoe, ka ndodhur aksident ndërmjet dy veturave “Seat ibica”, me targa të Kumanovës, me shofer M.M.(51) nga fshati Likovë dhe vetura “BMW 730” me targa të Zvicrës, me shofer A.S.(26) nga fshati Opaje. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja në veturën “Seat ibica”, R.M.(43) nga fshati Likovë, kurse lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy shoferët dhe katër bashkudhëtarë të tjerë të dy veturave”, njoftuan nga MPB-ja, transmeton TV21.
