Aksidenti në rrugën industriale në Tetovë, vajza është shtrirë në urgjencë

TË FUNDIT

Vajza e moshë 15 vjeçe, S.A. është personi që është aksidentuar sot në rrugën industriale në Tetovë, përcjell TV21. Nga Spitali i Tetovës thonë se e njëjta është shtrirë në qendrën emergjente dhe është nën monitorim.

“E aksidentuara është rreth moshës 15 vjeçare. Në spital ka ardhur në gjendje të vetëdijshme, e dezorientuar, e plogësht, ka ardhur me përcjellje, është shtrirë në qendrën urgjente, është në observim, është vendosur në monitorim. Janë thirrur në konsulta mjekët të reparteve të tjera për ekzaminim të pacientes”, thonë nga Spitali i Tetovës.