Në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë natës në komunën e Manastirit kanë humbur jetën dy persona. Siç njoftuan nga policia e Manastirit, aksidenti i parë es dy automjeteve ka ndodhur rreth orës tre pas mesnate në rrugën Manastir – Mogillë, tek ura e lumit Shemnicë. Jetën ka humbur 32 vjeçari Pece K. nga Manastiri. Aksidenti i dytë ka ndodhur në mëngjes në hyrje të fshatit Llopaticë, ku shofer 23vjeçar i automjetit Golf 3 nga arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe e ka humbur jetën.
Ndërkohë, gjashtë persona, mes së cilëve edhe një fëmijë njëvjeçar, janë të lënduar në tre aksidente trafiku që kanë ndodhur në Tetovë. Pas aksidentit të parë, babë e bir janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku janë mbajtur për trajtim të mëtejmë. Sipas informatave të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, arsyeja e aksidentit ka qenë shpejtësia e pa përshtatur me kushtet e rrugës. Të lënduarit në aksidentet tjera të trafikut pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak.
