Aksident në Rosoman, një 26-vjeçar u lëndua rëndë

TË FUNDIT

Një 26-vjeçar G.S. nga Rosomani është lënduar rëndë në një aksident automobilistik që ndodhi mbrëmë para mesnate, kur në autostradën Gradsko – Prilep, në një pikë karburanti në fshatin Rosoman, duke drejtuar me makinw “Rover” me targa të Kavadarit, humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga.

I lënduari është transferuar në Klinikës “Nënë Tereza”, ku u konstatua se ka lëndime të rënda trupore.

Rastin po e hulumton ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Kavadar.