Një person humbi jetën, pesë të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë rreth orës 1:40 minuta pas mesnate në rrugën magjistrale Ohër – Shën Naum, në kryqëzimin për dalje në drejtim të hotelit “Ineks”.
Në aksident janë përfshirë tre makina. Makina “Citroen C3” me targa të Manastirit, “VW Golf” me targa të Ohrit si dhe makina “VW Passat” me targa të Prilepit.
Drejtuesi i makinës “Citroen C3”, 27 vjeçari I.K. pas plagëve të rënda është transferuar në Spitalin “Shën Erzamo” ku ka ndërruar jetë.
Në aksident janë lënduar edhe disa persona, pesë prej të cilëve kanë marrë plagë serioze. Të lënduarit M.S. (27) nga Manastiri si dhe I.M.(32) nga Struga janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup, kurse D.R. (25) nga Shkupi si dhe B.R.(23) nga Ohri dhe një person tjetër nga Manastiri janë shtruar në spitalin “Shën Erzamo” në Ohër.
Dy persona të lënduar në aksident pas kontrolleve në spital janë lëshuar për kurim shtëpiak.
Ekipi i policisë, së bashku me prokurorin publik dhe eksperti mjeko-ligjor kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave që ka sjellë deri në aksidentin.
