Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar i ka bërë thirrje Armenisë që t’i japë fund “pushtimit” në pjesën e territorit të Azerbajxhanit dhe të tërheqë “mercenarët dhe terroristët” e saj nga Nagorno-Karabahu.
“Armenia duhet të ndërpres menjëherë sulmet e saj dhe të tërheqë mercenarët dhe terroristët e saj nga Nagorno-Karabahu dhe territori i Azerbajxhanit”, tha Akar, duke shtuar se është e domosdoshme të vendoset armëpushim dhe paqe.
Turqia që dje kumtoi, se pa mëdyshje mbështet Azerbajxhanin.
Përleshjet në Nagorno-Karabah shpërthyen dje në mëngjes dhe kanë vazhduar për dy ditë, ndërsa sipas informacionit të fundit, deri tani 21 persona janë vrarë dhe disa qindra janë plagosur.
Erevani akuzoi Ankaranë se ushtria turke gjithashtu mori pjesë në përplasjet, por këtë Baku e mohoi.
