Analisti politik Gazmend Ajdini në studio të hapur në TV21, potencoi se është mirë që kemi census dhe do të kemi president pasi që mos zgjidhja e presidentit vendin do të hynte në një krizë reale politike dhe se nuk dihet se si do të përfundonte ajo punë.
“I pari lajmë është se do të kemi president sigurisht që ishte më e rëndësishme në këto zgjedhje sidomos duke marrë parasysh censusi është mjaft i lartë jo vetëm në këto zgjedhje por edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale ishte problem ishte çështje e hapur dhe sidomos duke marrë parasysh në raundin e parë nuk kishim ndonjë dalje të madhe ishte 42/43% kështu që rrezikoheshte Maqedonia të hy në një krizë reale politike zgjidhja e të cilës do të ishte mjaftë problematike në kuptimin e ndryshimit kushtetutës zgjedhje parlamentare dhe nuk dihet se si do të mbaronte e gjithë ajo punë. Lajmi dytë është realisht se më në Maqedoni nuk është lajm se zgjedhjet janë të rregullta fer dhe demokratike përpara ishte lajmi madh nëse ishin zgjedhjet e rregullta”, u shpreh analisti Gazmend Ajdini.
