„Ai që ka më shumë, t’i japë atij që ka më pak”, ka përpunuar daulle me dorë bashkë me djalin i cili ka X-Fragile sindrom

TË FUNDIT

13-vjeçari Filip Stojanovski vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, por kjo nuk paraqet asnjë pengesë që ai bashkë me babain e tij i cili profesionalisht merret me muzikë tashmë 20 vjet, të përpunojë daulle me dorë. Përpunimi i këtyre instrumenteve ka zgjatur rreth katër vjet. Janë përpunuar nga druri i arrës amerikane, kurse i gjithë procesi i krijimit ishte shoqëruar me momente të paharrueshme mes babait dhe djalit. Siç mund të shihni, në vetë daullet ka pjesë të mozaikut ose “pazëll” që janë simbol i fëmijëve me sëmundje të rralla.


“Filipi ka 13 vjet dhe ka sëmundje të rrallë gjenetike që quhet X-fragile, dhe e cila paraqitet që nga krijimi i fetusit. Mungon kromozomi X i cili është problematik për jetën e mëtutjeshme. Ai është një fëmijë i shëndetshëm dhe funksionon në mënyrë normale, por i mungon ai momenti psiko-social”, tha Sasho Stojanovski – babai i Filipit.

Nga këto instrumente dhe dashuria e tyre, “lind” edhe albumi autorial i Sashos me muzikë xhaz i cili i është dedikuar Filipit. Në kopertinën e albumit ka një luhatëse në të cilën Filipi rritej, hante, argëtohej, kurse në pjesën e pasme, me dorëshkrimin e fëmijës janë shkruar titujt e këngëve. Kënga kryesore është performuar nga Xhon Ilija Apelgrin. 


“Do të thosha se kjo është një përmbledhje e frymëzimit 13-vjeçar, sepse për 13 vjet e jetojmë përditshmërinë e Filipit, bredhim dhe kërkojmë zgjidhje dhe kushte më të mira. Më në fund, pas 13 vjetëve desha që kjo të bëhet publike, të jemi pak më të zëshëm dhe të jemi shembull edhe për prindërit e tjera, për shoqërinë dhe për përgjegjësinë shoqërore të vetë pushtetit dhe shtetit, sepse në fund të fundit bazohemi në tezën – të mendojmë në mënyrë globale, por të veprojmë në mënyrë lokale”, shtoi babai i Filipit, Sasho Stojanovski.

Promovimi i projektit “Difrent” i cili ka karakter humanitar do të mbahet më 25 shtator në Qendrën Kulturore Rinore në orën 21, kurse i njëjti e ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, institucioneve dhe organizatave të ndryshme. Mjetet e dhuruara në numrat: 143 402 dhe 143 470 do të shfrytëzohen për përmirësimin e kushteve në shkollën “Nevena Georgievska-Dunja” në Kisella Vodë ku Filipi e ndjek mësimin, por ku njëkohësisht ka edhe më shumë nxënës me pengesa në zhvillim.