Zgjedhjet janë të rëndësishme, por së pari duhet të kemi konsensus për datën dhe mbi të gjitha të merren parasysh masat e institucioneve shëndetësore. Sidoqoftë, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, tha pas takimit të liderëve me Presidentin Stevo Pedndarovski, kreu i BDI-së Ali Ahmeti.
“Ne jemi shumë të vetëdijshëm që vendi është pa Kuvend, me një qeveri teknike, por kjo situatë është shkaktuar nga një pandemi dhe një virus i rrezikshëm” – tha Ahmeti.
Ahmeti theksoi se është shumë e rëndësishme që kjo situatë të mos jetë e politizuar.
I pyetur se si e sheh faktin që Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi nuk e mblodhi Kuvendin në këtë situatë, Ahmeti theksoi se njeriu i parë i parlamentit respekton dhe nuk shkel Kushtetutën dhe është në komunikim me ekspertë ligjorë.
