Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetin e tij në Facebook ka shkruar se ka realizuar bisedë telefonike me liderët e partive tjera shqiptare për të vlerësuar rezultatin zgjedhor.
-Sot realizova biseda telefonike me kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaçi dhe kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkërisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime, ka shkruar Ahmeti në Facebook-un e tij.
